Axhenda e opozitës, PD rikthehet në tryezat me diplomatët, shpjegon qëndrimet

31 JANAR BASHA ME AMBASADOREN OK frame 2721 1100x620

Mëngjesi i sotëm solli një rikthim të partisë më të madhe opozitare në tryezat me përfaqësuesit e diplomacisë së huaj të akredituar në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të kësaj partie zhvilluan një takim informal me ambasadorët e Bashkimit Europian dhe me zv/ambasadoren amerikane.

Mësohet se qëllimi i këtij takimi ka qenë pikërisht rikthimi në vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë i të gjitha shqetësimeve që Partia Demokratike i ka bërë publike përgjatë gjithë kësaj kohe, si dhe veprimet e saj në vazhdim.

Burime për A2 saktësuan se pjesë e diskutimeve ishin nga reforma zgjedhore, tek puna e SPAK dhe fati i dosjeve që duhet të hetojnë krimin elektoral. Ndërsa është folur për ligjin elektoral, në këtë tryezë ka munguar ambasadori i OSBE, por për demokratët me rendësi është hartimi i një reforme që të garantojë zgjedhje të lira.

Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes dhe puna e deritanishme e SPAK, për të cilën PD ka shqetësimet e saj, lidhur pikërisht me vendimmarrjen për dosjen 184.