Basketbolli për femra, Flamurtari dhe Partizani finalistët e Kupës

75220620 127638905316734 4270448972679610368 o 1100x620

Flamurtari dhe Partizani do të jenë ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Ekipi bregdetar ka fituar përballë Elbasanit në shifrat 106-85 në ndeshjen e parë gjysmë finale.

Një ndeshje e dominuar nga ekipi vlonjat ku ka spikatur kryesisht amerikania Bay që ka shënuar plot 28 pikë, ndërkohë që Zenuni e Elbasanit që ka shënuar 27 pikë.

Flamurtari e kalon pa vështirësi ndeshjen gjysmëfinale, ndërkohë që më e fortë ka qenë përballja  në derbin Partizani-Tirana, të paktën deri në periudhën e tretë të takimit, aty ku Partizani ka treguar më cilësi në parket.

Edhe në 10 minutat e fundit është munduar duke arritur të rivalizojë por pa mundur të ndryshojë diçka. Mbyllet 65-56 për Partizanin që do të luaj në finale me Flamurtarin të shtunën.