Borrell viziton Prishtinën, kritikon SHBA: Kanë shumë plane, por duhet angazhim

KR BORRELL NE KOSOVE frame 491 1100x620

Zgjodhi Kosovën për vizitën e tij të parë në një shtet të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, kërkoi një shtysë të re për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa takoi presidentin Hashim Thaçi.

Në një konferencë për shtyp, shefi i diplomacisë së BE-së, komentoi edhe ndërhyrjen amerikane në dialog dhe marrëveshjet për hapjen e linjës ajrore dhe hekurudhore.

“Amerikanët kanë shumë plane, për çdo gjë. Është një çështje që të kesh plan dhe diçka tjetër që të angazhohesh që të kesh sukses. Ne kemi qenë të angazhuar dhe kemi shpenzuar 1 miliardë euro në Kosovë. Por unë nuk po bëj garë me amerikanët”, deklaroi Josep Borrell.

Ai iu bëri thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje dhe të formojnë sa më shpejt qeverinë e re.

“Unë këtu jam si një njëri përgjegjës për politikën europiane që të lehtësojë negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Problemi mund të zgjidhet në negociata dhe marrëveshja do të ndodhë vetëm kur ka pajtim mes këtyre vendeve”, shtoi Borrell.

Ndër të tjera nënvizoi se është koha e duhur që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të ndodhë. Nga ana tjetër, presidenti Thaçi tha se Amerika dhe Bashkimi Europian plotësojnë njëri-tjetrin me ndihmën që po i japin Kosovës. Gjithashtu nënvizoi se marrëveshja finale me Serbinë është jetike për paqen në Ballkanin Perëndimor. 

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 5 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 153 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 57 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 178 persona në spital, 13 në terapi intensive, 5 të intubuar