Dita e fundit e merkatos, shumë lëvizje në momentet e fundit

wwwwwwwwww 1100x620

Sot është dita e fundit e merkatos së dimrit në futbollin europian dhe pritet që në orët e fundit të saj të ketë lëvizje të shumtë, pse jo edhe të bujshme.

Në Serie A, lëvizja më e madhe e orëve të fundit është ajo e Andrea Petagna, sulmuesit të Spal, i cili ka zyrtarizuar transferimin te Napoli i Gatussos edhe pse kërkohej nga Milani. Po ashtu, një ditë më parë, Roma la të largohej nga Serie A mbrojtësi Florenzi, i cili u huazua për 6 muaj te Valencia në La Liga.

Rodriguez, Suso dhe Piatek janë 3 të larguarit nga skuadra e Milanit, e cila pritet të zyrtarizojë sot dy lojtarë të tjerë, të cilët pritet të jenë 21-vjeçari Alexis Saelemaekers, i cili luante për Anderlecht. Futbollisti do të vijë i huazuar për 3,5 milionë euro, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 3,5 milionë euro të tjera. Si edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Antonee Robinson nga Wigan në Angli.

Një nga futbollistët për të cilët është folur shumë ende pa nisur janari, është Amrabat i Verona-s, i cili duket se do të nënshkruaj sot për Fiorentinën, pasi në Itali e quajnë të mbyllur marrëveshjen. Po ashtu, Fiorentina është pranë mbylljes së marrëveshjes edhe me Domenico Criscito, mbrojtësin që aktualisht është pjesë e Genoa-s.

Ndërkohë, Yannick Carrasco, një nga yjet e futbollit kinez, është rikthyer në La Liga, tek Atletico Madrid, atje ku u konfirmua si futbollist.