Emergjenca shëndetësore globale, çfarë është dhe çfarë parashikon?

emergjenca cfare eshte frame 0 1100x620

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall gjendjen e emergjencës globale, nëse vlerëson se një event apo sëmundje e caktuar përbën rrezik për shëndetit publik, përmes përhapjes. Një vendim i tillë, nxit shtetet të shtojnë përgatitjet apo masat parandaluese kundër përhapjes së virusit.

OBSH ka një fond të caktuar për situata të tilla, i njohur si fondi i emergjencës. Deri më tani, organizata ka akorduar 1.8 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin në rajone të caktuara rreth botës. Për paratë kontribuojnë një sërë shtetesh, me Britaninë e madhe që ofroi 11 milionë dollarë vitin e kaluar.

Fonde shtesë mund të sigurohen për të trajtuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare ligjerisht të detyrueshme, 196 shtetet anëtare të OBSH duhet të implementojnë vendimet e organizatës, çka nënkupton një kundërpërgjigjie më të koordinuar ndaj epidemisë.  

Mes tyre mund të përfshihen rekomandime si skanime në pikat kufitare apo aeroporte.Megjithatë OBSH nuk këshillon kufizim të lëvizjeve dhe bën thirrje për normalizim të udhëtimeve dhe tregtisë ndërkombëtare.

Aktualisht vazhdojnë të jenë në fuqi edhe dy emergjenca të tjera ndërkombëtare, ajo për ebolan dhe poliomelitin.