Filmat e tij pëlqehen shumë, Netflix zgjat kontratën me Adam Sandler

aniston sandler 600x338
Jen

Netflix ka rinovuar kontratën me aktorin Adam Sandler dhe kompaninë e tij të prodhimit të filmave, Happy Madison Productions, për 4 projekte të tjera.

Sipas Netflix, filmi “Murder Mystery” ka qenë një nga më të shikuarit e vitit 2019 në SHBA, Kanada, Zelandën e Re, Australi, Meksikë, Kolumbi, Argjentinë, Singapor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Adam Sandler e nënshkroi kontratën e parë me Netflix në vitin 2014 dhe e rinovoi në 2017.

Kohët e fundit, aktori i famshëm i komedive ka interpretuar në dramën “Uncut Gems”, që është vlerësuar shumë nga kritika.

“Një gjë e kemi të qartë: klientët tanë nuk ngopen me këtë aktor. I dashurojnë historitë dhe humorin e tij”, tha Ted Sarandos, shefi i programacionit të Netflix.