Fundjavë e kthjellët dhe e ngrohtë, temperatura mbi 17°C

Moti WEB frame 780 1100x620

Fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në veriperëndim gjatë së shtunës por vranësira më të dukshme do të ketë dita e diel, kryesisht në veri dhe zonat qendrore duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në skajin Verior të vendit.

Temperaturat e ajrit në këtë fundjavë do të shënojnë rritje të ndjeshme pasi termometri në zonat malore pritet të ngjitet në 14°C, ndërsa vlerat maksimale do të arrijnë mbi 17°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.