Gjendet e ngordhur breshka e rrallë në Vlorë

Një breshkë e llojit “caretta caretta” është gjetur e ngordhur mëngjesin e së premtes në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.

Kjo është një breshkë e rrallë në ujërat tona. Breshka, me një gjatësi 145 cm, është më e madhja që është gjetur ndonjëherë në ujërat shqiptare, ndërsa shkaqet e ngordhjes së saj nuk dihen.