Haradinaj: Nuk votojmë asnjë qeveri pakice

Screenshot 2 41 600x338

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se partia e tij nuk do të votojë asnjë qeveri të pakicës që do të tentohet të miratohet në Kuvend. Ai mohoi zërat se po negocion me Albin Kurtin dhe shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të qëndrojë në opozitë.

Deklaratat e kryeministrit Haradinaj erdhën pas vendimit të Albin Kurtit për t’i kërkuar Kryesisë së Kuvendit mbajtjen e një seance në 3 shkurt për votimin e qeverisë së re.

Në një komunikatë për shtyp, Vetëvendosje shpjegoi një ditë më parë se do të dëshironte të shkonte me një marrëveshje të arritur me LDK në këtë seancë të Kuvendit, ndërkohë që i mandatuari Albin Kurti është takuar mbrëmë me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe deputetët e tjerë të minoriteteve, të cilëve iu ka kërkuar votën.