Mbyllet gara për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë aplikuar 40 persona

BKH 600x338

Mbyllet gara për Pozicionin e Drejtorit të BKH-së. Në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore  sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji  Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”). Të hënën në 3.02.2020,  do të shpallen emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes.

Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së: Adriatik Ago, Agim Ismaili, Aida Veizaj, Ajas Gjeta, Arben Karkini, Ardian Çipa, Artan Pjetërnikaj, Artan Shkëmbi, Artur Beu, Atnan Shehu, Bardhi Koçi, Blerina Bajollari, Blerta Dervishi, Bujar Madani, Dritan Osmani, Edmond Kasmi, Eduart Merkaj, Endri Hoxha, Enver Levani, Ervin Hodaj, Ervin Hoxha, Gentian Hilla, Gentjan Shehaj, Gjovalin Ulndreaj, Haris Ngjeqari, Ibrahim Disha, Idajet Faskaj, Krenar Ahmeti, Kristaq Dashi, Lindita Nushi, Mimoza Haxhihyseni, Pal Shkambi, Pëllumb Seferi, Petrit Imeraj, Rekela Ismaili, Sabri Hoxha, Saimir Shehri, Xhabir Zejnuni, Ylli Pjetërnikaj, Zef Preçi.