Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Miratimi i paketës anti-KÇK, Kushi: Nuk mund të prisnim deri në fund të Vettingut

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 14:21 | Politikë
Miratimi i paketës anti-KÇK, Kushi: Nuk mund të prisnim deri

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, në Ditarin e orës 13:00 në A2, foli për miratimin e paketës anti KÇK dhe ligjit për masat pasurore ndaj krimit. Po ashtu, deputetja  u pyet edhe për procesin e ndërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Miratimi i KÇK

“Miratimi i kësaj pakete është një lajm shumë pozitiv. Bëhet fjalë për dy ligje, njëri është ligji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa tjetri është i ashtuquajturi KÇK. Nuk mund të presim deri në fund të Vettingut, kur disa gjyqtarë dhe prokurorë i bien në qafë qytetarëve nëpërmjet korrupsionit me veprime të padrejta. Kjo është një masë parandaluese  sepse Vettingu merr kohën e tij. Ne kemi konstatuar raste kur gjyqtarë dhe prokurorë shfrytëzojnë kohën që u ka mbetur”.

Procesi i rindërtimit

Është bërë e qartë rruga dhe afatet për procesin e integrimin. Pak ditë më parë është prezantuar edhe platforma online për të gjithë qytetarët që mund të aplikojnë nëse kanë pësuar dëme nga tërmeti. Masat kanë qenë të menjëhershme. Edhe në buxhetin e 2020-ës është bërë një rishikim, ku është parashikuar një fond 20 miliardë lekësh për dëme nga tërmeti. Ndërsa më 17 shkurt do të kemi edhe konferencën e donantorëve”.

Gjithçka ka ngecur te data 17 shkurt...

“Po punohet shumë intensivisht për të përcaktuar edhe aspektet ligjore dhe teknike. Ky është një proces shumë i komplikuar deri kur qytetarëve t’u dorëzohen çelësat e banesave të tyre. Ne nuk duhet të veprojmë njësoj siç është ndërtuar këto vite pa kriter. Nuk duhet të jetë diçka e përkohshme. Në këtë proces kemi përfshirë edhe familjet të tjera që kanë pasur dëmtime edhe më të vogla. Të gjithë mund të regjistrohen në platformën online. Më pas është faza e dytë. Në të gjitha bashkitë ku ka pasur dëme nga tërmeti janë vënë në dispozicion specialistë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani