Napoli i “dashuruar” me shqiptarët, interesohet për talentin e kuqezinjve U-19

napoli 2 597x338

Pasi siguroi shërbimet e Amir Rrahmanit për në qershor dhe kanë ofruar 20 milionë euro plus bonuse për Marash Kumbullën, Napoli i ka kthyer sytë drejt një tjetër shqiptari.

Bëhet fjalë për Kleis Bozhanajn, sulmuesin e kombëtares u-19 të Shqipërisë, i cili aktualisht luan me Primaverën e Empolit.

Sipas Gianluca Di Marzio, i riu i talentuar shqiptar do të vijë për të përforcuar skuadrën Primavera të Napolit.