Njihuni me banesën më të shtrenjtë në Londër, ku dy pallate lidhen nëntokë

John Caudwell është një nga personat më të pasur në Britaninë e Madhe, dhe sigurisht taksapaguesi më i madh, me më shumëse 230 milionë euro në 5 vitet e fundit.

Por pronari 67-vjeçar i kompanisë të telefonisë Phones 4U, që ka shitur kohët e fundit krijesën e tij për 1.8 miliardë euro, tashmë ka vendosur të relaksohet me gruan 36 vjeçare Modesta Vzesniauskaite, ish- atlete olimpike, dhe të shijojë ëndrrën e tij të tre viteve të fundit, shtëpinë më magjepsëse dhe të  shtrenjtë në Londër.

Caudwell bleu në vitin 2012 dy pallate në zonën ekskluzive të Mayfair në kryeqytetin anglez, nga vëllai i sulltanit të Bruneit, për rreth 96 milionë euro.

Pallatet, e shekullit 18-të dhe 19-të, ishin afër njëra tjetrës por totalisht të pavarura. Ideja e Caudwell ishte t’i bashkonte, me një ambient gjigant nëntokësor ku ka ndërtuar pishina, kinema dhe ambiente argëtimi të ndryshme, me një luks të shfrenuar.

Vetëm arredimi i pronës tashmë të bashkuar ka kaluar 77 milionë eurot, por sipas tij sigurisht ia vlente.

Tashmë prona vlerësohet si më e shtrenjta  e kryeqytetit, me një vlerë rreth 300 milionë euro.