“Nuk është origjinal”, godet me çekiç dokumentin ligjor më të rëndësishëm të historisë

man pleads not guilty over magna carta theft charges 136437266746802601 190628113109 1100x620

Personat e mbledhura në katedralen e Salisbury në Britaninë e Madhe nuk i besonin syve teksa shihnin një 47-vjeçar që, pasi kishte fikur sistemin e alarmit, i armatosur me një çekiç i drejtohej ekspozitorit prej xhami që mbronte një pergamenë të vjetër, dhe e godiste disa herë duke tentuar ta dëmtonte.

Fatmirësisht kjo nuk ndodhi, dhe personi u arrestua pas pak minutash. Por Mark Royden rrezikoi seriozisht t’i hiqte qytetërimit perëndimor një nga aktet ligjore më të rëndësishme të historisë, ndoshta më i rëndësishmi i mbetur i paprekur.

Magna Charta në Salisbury është një nga 4 ekzistueset

Bëhet fjalë për Magna Carta, dokumenti i firmosur në 1215 nga mbreti anglez John, që përshkruhet nga historianët si “kushtetuta më e rëndësishme e të gjitha kohërave”, dhe hera e parë ku parashikohet në ligj koncepti i lirisë së individit ndaj autoritetit despotik.

Një dokument që ka frymëzuar principet bazë të kushtetutës amerikane, dhe ngjarje kthesë të historisë si Iluminizmi dhe Revolucioni francez.  Ekzistojnë sot vetëm 4 kopje origjinale në botë, dhe kjo e Salisbury gjykohet më e bukura.

Por Royden, një person i dënuar 23 herë të tjera,  i shndërruar nga një rrezik për shoqërinë në një akademik i njohur mohonte që Magna Carta në Salisbury të ishte origjinale, dhe donte ta prekte me dorë, dhe të bindej pas “ekspertizës” së tij.

Royden në momentin e arrestimit

Ngjarja,  e ndodhur një vit më parë, u gjykua ditën e djeshme dhe personi u akuzua për tentativë vjedhje dhe dëme.

Në fakt, dëmi i ekspozitorit nuk kalon 17 mijë euro, ndërkohë që dëmi i mundshëm për trashëgiminë do të ishte i pallogaritshëm.