Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Princi” i Firences zgjati vetëm 6 muaj, Boateng ndërron kampionat

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 19:53 | Futboll

Erdhi me shumë bujë tek Fiorentina, një rikthim në Serie A pas eksperiencës me Milanin dhe Sassuolon.

Por vitet e fundit mesfushori me tipare sulmuese Kevin Prince Boateng nuk po gjen rehat, dhe ndryshimet janë të shumta edhe brenda vitit.  Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar me Sassuolon, ku edhe pse protagonist i një sezoni të mirë në pjesën e parë, vendosi të shkonte tek Barcelona, pa patur mundësi të lejë gjurmë.

Transferimi në Firenze, jo larg nga e dashura Melissa Satta, dukej se do të qetësonte “Princin”, por nuk ishte e thënë.

Një gol i bukur me Napolin nuk mjafton, dhe ganezi i lindur në Berlin po vendosë të transferohet sërish jashtë Serisë A, në Turqi tek Beshiktashi, mungon vetëm zyrtarizimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë