Pylli përpihet nga flakët për katër minuta, zjarrfikësit shpëtojnë për mrekulli

zjermi 1100x620

Një video shokuese tregon se si një rrugë fshati në Australi zhduket duke u përfshirë nga flakët që përparojnë me shpejtësi marramendëse.

Në më pak se 4 minuta, flakët shfaqen anës rrugës nga pylli, duke përpirë gjithçka që i del përpara. Fatmirësisht, zjarrfikësit arritën të largohen në kohë rekord, duke shmangur bllokimin në mes të flakëve.

Megjithatë një pjesë e grupit të zjarrfikësve qëndroi duke filmuar pamjet dramatike dhe duke ruajtur pjesën e pyllit që “fshihet” pas kamerës.