Rindërtimi, Qeveria miraton 18 zona të reja zhvillimi

Qeveria ka shpallur 18 zona të reja për zhvillim në kuadrin e programit të rindërtimit. Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj deklaroi se njësitë ku do të ndërtohen banesat përfshinë bashkitë e Durrësit Vorës, Kavajës, Krujës, Shijakut, si dhe atë të Tiranës.

Zonat e reja për zhvillim

“Duhet ndërtuar mbi bazën e procedurave, ligjit, duke respektuar të gjitha standardet bashkëkohore, përfshirë ato sizmike, ku  përfshihet hartimi  i masterplaneve, PPV-ve si dhe të banesave individuale”, deklaroi Ahmetaj.  

Arben Ahmetaj

Ministri i bëri ndërkohë apel qytetareve dhe njësive vendore që të përshpejtojnë aplikimet në platformën elektronike, për të përfituar nga granti i rindërtimit.