Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, jepet masa e sigurisë për 5 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit e parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Arrest me burg u dha për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Olsi Turjan, Elton Hajrin, si dhe për Festim Bexhdilin.

Burime pranë grupit hetimor saktësojnë se urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës ka mbërritur nga Ekuadori.

Policia shqiptare dyshon se vlonjati Dritan Rexhepaj, i cili vuan një dënim në Amerikën Latine për 240 kilogramë kokainë, ka urdhëruar rrëmbimin e 49-vjeçarit.

Konflikti dyshohet se ka lindur për një ngarkesë kokaine, që dyshohet se u nis nga Amerika Latine për në Britani dhe ku Rexhepaj është i përfshirë.

Ndërkohë, avokati Arbër Hoxha, i tre prej personave të pandehur u shpreh pas senacës për dhënien e masës së akuzës, se prokuroria nuk ka dhënë pamjet, të cilat pretendon se disponon, por vetëm disa foto të stampura bardhezi, ku sipas tij nuk dallohej asgjë.

Prokuroria ka paraqitur para gjykatës foto të shkrepura nga videot e kamerave të sigurisë së garazhit të kompleksit. Sipas prokurorisë, në to duket Bajram Hajri, duke pastruar me solucione njolla si ato të gjakut. Leonard Hajri dhe Olsi Turja duken po në garazh dhe dyshohet se kanë zhvendosur trupin drejt furgonit. Mjeti furgon është sjellë nga Elton Hajri. Ndërsa Festim Bexhdili shfaqet me mjete pune, lopata. Të gjithë të dyshuarit mohuan të jenë pjesë e ngjarjes në sallën e gjyqit.

“Është bërë e modës, që edhe pas ndryshimeve të kodit të procedurës penale të vitit 2017, edhe sot të dyshuarit nuk njihen qoftë edhe me ndryshimin e arsyeshëm dhe me provat, të cilat organi i akuzës i serviri si të mirëqena. Në këto kushte është bërë e modës masa arrest me burg, qoftë edhe për vepra më të lehta se këto.

Elton Hajri, është një shtetas me arsim të lartë dhe para disa vitesh ka punuar në këtë resort dhe për këtë arsye ka një automjet furgon, i cili dyshohet se është përdorur për zhdukjen e personit të prezumuar si i vdekur. Por gjatë kësaj periudhe kohore, ai nuk ka qenë kurrë në këto ambiente, ndërsa nuk ka pasur asnjë komunikim me këtë resort.

Pamjet filmike ishte të printuara në foto, ishin bardhezi dhe nuk dallohej absolutisht asgjë. Prokuroria pretendoi se do t’i sjellë në një moment të dytë këto pamje filmike, të cilat sipas tyre janë të provuara”, u shpreh avokati i tre prej të pandehurve”, u shpreh avokati.