“Shpërthen” Balaj, dy gola për 30 minuta

balaj sturm 1100x620

Bekim Balaj po kalon një formë shumë të mirë te skuadra austriake Sturm Graz.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, në miqësoren që ekipi i tij zhvilloi me sllovenët e Domzales, ka shënuar dy gola brenda 30 minutave.

Shkodrani shënoi në minutën e dytë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 29.