Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Media italiane deklaroi se u arrestua një police shqiptare për kokainë, Policia: Është larguar në 2017

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 19:52 | Kronikë

Mediat italiane kanë dhënë lajmin e arrestimit në Garbagnate në afërsi të Milanos  të një çifti shqiptar të cilëve iu është gjetur në makinë një sasi kokaine, rreth 76 doza për rreth 38 gramë.  Lajmi ishte akoma më i bujshëm sepse thuhej se shtetasja e arrestuar, 29-vjeçarja F.Z, që ndodhej në një mjet Renault bashkë me shtetasin C.A, kishte deklaruar se ishte një agjente e policisë shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=Rb8i8DCsxCk

Bisur nga ku lajm, Policia e Shtetit përgënjeshtroi me anë të një deklarate zyrtare përkatësinë aktuale e të arrestuarës me forcat e rendit.

Nga mediat italiane

Sipas Policisë, “ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga  Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie”.

Ky informacion i ka arritur edhe forcave italiane, që janë njoftuar nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani