Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Facebook “luftë” lajmeve të rreme për koronavirusin

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 08:40 | Bota
Facebook “luftë” lajmeve të rreme për koronavirusin

Facebook Inc bëri me dije se do të ndalojë çdo lloj dezinformimi në platformë në lidhje me virusin e ri që ka pushtuar provincën Hubei në Kinë dhe po përhapet në të gjithë botën.

Ky vendim ekstrem i kompanisë së rrjetit më të famshëm social erdhi pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli emergjencën shëndetësore globale si pasojë e koronavirusit.

Në njoftimin e Facebook thuhet se do të hiqen të gjitha ato postime rreth koronavirusit që përmbajnë lajme të rreme apo që ngrenë teori konspirative rreth përhapjes së tij.

Kjo konsiderohet një lëvizje shumë e rreptë nga ana e Facebook, i cili zakonisht limiton përmbajtjen e postimeve që nuk kanë lajme të vërteta rreth shëndetit me kufizime në rezultatet e kërkimit dhe paralajmërime, por që postimi origjinal gjithmonë qëndron aty.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli