Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Messi dhuron dy asiste, një 17-vjeçar shënon dy gola, Barça rikthehet te fitorja

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 22:57 | Futboll
Messi dhuron dy asiste, një 17-vjeçar shënon dy gola,

Ashtu siç Ronaldinho asistonte për të në vitin 2005, kur do të shënonte golin e parë me Barçën, ashtu ka vepruar edhe Lionel Messi në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Levantes.

https://youtu.be/q3S-1ci87FY?t=8

Dy asiste perfekte për 17-vjeçarin Fati, i cili nuk ka hezituar aspak, por e ka dërguar topin dy herë në rrjetën e Levantes, duke rikthyer Barcelonën te fitorja në La Liga.

https://youtu.be/ss7L6SsjPjg?t=3

Në fundin e ndeshjes, Levante ngushtoi rezultatin, por ishte tepër vonë për të kërkuar një pikë në Camp Nou.

Me këtë fitore, Barça shkon në kuotën e 46 pikëve, 3 më pak se Reali i vendit të parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani