Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tottenham mposht City-n, Mourinho triumfon ndaj rivalit të vjetër

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 19:47 | Futboll
Tottenham mposht City-n, Mourinho triumfon ndaj rivalit të vjetër

Tottenham ka triumfuar 2-0 në ndeshjen kryesore të kësaj jave në Premier League ndaj kampionëve në fuqi të Manchester City-t.

Kjo ndeshje riktheu edhe përballjen mes rivalëve të vjetër José Mourinho dhe Pep Guardiola, me portugezin që triumfoi ndaj spanjollit.

City pati një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në pjesën e parë, por Gundogan gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Me nisjen e pjesës së dytë, Zinchenko e la skuadrën e City-t me një lojtar më pak pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Për Tottenham-in u bë më e lehtë dhe Bergwijn realizoi golin e avantazhit, pas një asisti të Lucas. Ndërkohë, për të vulosur rezultatin e këtij takimi mendoi Son Heung-Min, i cili e dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e City-t në minutën e 71.

Me këtë humbje, dëshira për të përsëritur triumfin e një viti më parë për City-n venitet edhe më shumë, pasi Liverpool-i tashmë është 22 pikë larg, ndërsa Tottenham mban vendin e pestë me 4 pikë më pak se Chelsea, duke shprehur për një biletë Champions-i.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli