Bota është një vend mahnitës, këto foto e vërtetojnë më së miri – A2

Bota është një vend mahnitës, këto foto e vërtetojnë më së miri

Është e vështirë të mos mrekullohesh me planetin tonë nëse sheh këto foto. Pjesë e konkursit të “Fotografit më të mirë të vitit për panorama”, pamjet që do të shihni duke shfletuar galerinë e mësipërme do t’ju mahnitin.

Nga Kili në Islandë, nga Shtetet e Bashkuara në Australi, fotografë profesionistë dhe amatorë dërguan më shumë se 3400 poza në këtë garë spektakolare, që pati dy fitues. Panorama e vitit u shpall një imazh i shkrepur në Gruissan të Francës nga fotografi Magali Chesnel. Ndërsa një foto e një guri në rërë, realizuar në Fleswick, Angli, i dha fotografit amator rus Oleg Ershov titullin si fotografi i vitit për foto panoramike.