Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Interpelanca në Kuvend, Lleshaj sqaron për rastin e Çelikut dhe kanabisin

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 11:33 | Politikë
Interpelanca në Kuvend, Lleshaj sqaron për rastin e Çelikut dhe

Gjatë interpelancës me opozitën për largimin e shtetasit turk Harun Çelik, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se nuk kemi të bëjmë me një veprim politik por administrativ.

“Është zbatuar Ligji për të Huajt, 108 i 20013, ku thuhet se dëbimi i të huajt është një masë administrative në bazë të vlerësimeve rast pas rasti, ku rezulton që personi ka hyrë ilegalisht ne territorin shqiptar dhe ka të dhëna qe do të përdorë territorin e saj për të shkuar në vende të treta”, deklaroi ministri.

https://a2news.com/2020/01/02/video-e-deportimit-si-u-dergua-mesuesi-gylenist-nga-rinasi-drejt-turqise/

 Për sa i përket situatës së kanabisit në vend, duke marrë shkas edhe nga polemikat e shifrave të transmetuara nga një reportazh i kanalit televiziv italian RAI3,  ministri i Brendshëm u shpreh se 2019-a është që ka regjistruar një minimum historik të prodhimit të kanabisit.

https://a2news.com/2020/01/28/dokumentari-per-kanabisin-ne-rai-3-reagon-policia-lajm-i-rreme-u-habiten-dhe-partneret/

“Në vitin 2019 kemi një minimum historik të kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Historikisht klienti më i madh i kanabisit ka qenë Italia. Me shumë përgjegjësi them se në 2019  janë kapur 1448 kilogram kanabis, pra është viti me minimumin e kapjes se kanabisit, si pohim i vete autoriteteve italiane”, vijoi Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë