Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kurti në kërkim të votave, takon deputetët e pakicave jo serbe, i kërkojnë dy ministri

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 11:05 | Kosova
Kurti në kërkim të votave, takon deputetët e pakicave jo

Ndërkohë, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u takua pas marrëveshjes me disa deputetë të pakicave jo serbe në qytetin e Prizrenit.

Në këtë takim mësohet se pakicat i kanë kërkuar Kurtit dy ministri nga tre që u vendosen për këtë kategori.

“Po përpiqemi që të kemi sa më shumë vota për qeverinë. Nga 15 ministri, tre i do t’i takojnë pakicave”, pohoi vetë kandidati për kryeministër i Kosovës.

Pakicat jo serbe në Kosovë, që më së shumti janë pjesë e komuniteteve turke, boshnjake, rom dhe ashkali, përbëjnë rreth 4% të popullsisë në Kosovë.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani