Paketa anti KÇK, Rama: PD e ka krimin mjet politik kundër qeverisë, është ushqyer prej tij

ediramaaaa 1100x620

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është aspak i habitur që Partia Demokratike ka vënë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës anti KÇK.

“PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma, po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, shkruan Rama në Twitter.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në repartin RENEA ku është trajnuar njësia “Operacioni Forca e Ligjit”, për të prezantuar ligjin e ri të miratuar së fundmi, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar. Sipas kreut të qeverisë, ka ardhur koha për t’i dhënë një përgjigje dërrmuese krimit të organizuar dhe të rikthehet respekti i publikut për Policinë e Shtetit. Për kreun e qeverisë, kohët ekstreme kanë nevojë për masa ekstreme.