Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Teuta e cilëson Ngoo “me ngjyrë”, Tirana akuzon për racizëm

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 16:07 | Futboll
Teuta e cilëson Ngoo “me ngjyrë”, Tirana akuzon për

Sfida jubilare, ndërmjet dy skuadrave 100-vjeçare në Shqipëri dhe që synojnë të festojnë duke fituar titullin, është kthyer në luftë në distancë me akuza dhe kundër-akuza. Pas humbjes 2-1 në stadiumin e ri Kombëtar, Teuta reagoi ashpër nëpërmjet zyrës për shtyp, ndaj sulmuesit të Tiranës, Michael Ngoo.

Sipas bregdetarëve, anglezi i ka shkaktuar tre lojtarëve të ndryshëm fraktura, duke u shprehur se “klubi dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë” dhe kërkonin dënim nga komisionet e federatës.

Qëndrimi solli reagimin e Tiranës, me klubin bardheblu që e cilësoi raciste deklaratën e Teutës, duke pretenduar që ajo të shqyrtohet nga Komisioni i Etikës. Gara për titullin tashmë është transferuar edhe jashtë fushës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli