Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit, PDK: Koalicioni varet nga Lista Serbe

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 21:32 | Kosova
Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit, PDK: Koalicioni varet nga Lista Serbe

Edhe pse ishte thjesht një çështje procedurale, Vjosa Osmani është zgjedhur kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Glauk Konjufcës, i cili iu bashkëngjit ekzekutivit në postin e Ministrit të Jashtëm.

Mjaftuan 65 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pasi opozita nuk ishte e pranishme në seancën e votimit, që Osmani të merrte drejtimin e Kryetares së Kuvendit, post i cili për të thënë të drejtën ishte një nga pikat e ngërçit mes LDK dhe Vetëvendosje për koalicionin qeveritar.

Votimi i kritikua menjëherë nga opozita e PDK, e cila e konsideroi seancën klandestine dhe zgjedhjen e kryetares së Kuvendit me votat e Listës Serbe, si një shenjë që ky koalicion  do të jetë i varur nga ky formacion politik.

“Zgjedhja e kryetares së re, e propozuar nga Vetëvendosje dhe e mundësuar me votat e Listës Srpska është e dëmshme për vendin dhe tregon qartë se qeveria VV-LDK jo vetëm që është në koalicion me Listën Srpska, por do të jetë e varur plotësisht nga deputetët e këtij formacioni politik dhe nga vullneti i Beogradit zyrtar. Kjo është edhe një dëshmi se ky është koalicion me Vuçiçin e Radijojiçiçin dhe sojin e tyre”, shkruhet në njoftimin e PDK.

A2 CNN Livestream

Dita jonë