Zgjedhjet paraprake në Ajoua, Sanders dhe Biden favoritë

election 2020 debate 10515 c0 0 3420 1994 s885x516 600x338

Beteja për mundjen e presidentit amerikan Donald Trump nis në Ajoua, ku mbahen sot zgjedhjet paraprake.

Votuesit republikanë dhe demokratë do të zgjedhin kandidatin e preferuar në garën për Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse fitorja atje nuk garanton nominimin e partisë, ajo konsiderohet e rëndësishme në përcaktimin e ecurisë së procesit.

Ndërsa për Presidentin amerikan Donald Trump, rruga duket të jetë pa pengesa, 11 kandidatë përballen mes tyre për nominimin demokrat. Sondazhet sugjerojnë se Bernie Sanders, bashkë më ish-zëvendëspresidentin Joe Biden, janë favorit për të fituar zgjedhjet paraprake të Ajouas.