Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

A është ky telefoni i ri i palosshëm i Samsung?

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 16:53 | Teknologji

Telefoni i ri i palosshëm i Samsung, Galaxy Z Flip është zbuluar para afatit të prezantimit zyrtar në një video të publikuar në internet.

Telefoni duket se do të ketë kasë metalike dhe dy ekrane që bashkohen kur ai hapet plotësisht, duke formuar një ekran 6,7 inç. Video është publikuar nga Ben Geskin, i cili edhe më parë ka zbuluar modele telefonash të famshëm, por gjithsesi nuk është konfirmuar burimi nga e ka marrë.

Edhe pse është përfolur se pajisja e re do të prezantohet në 11 shkurt në San Francisko, Samsung ende nuk e ka konfirmuar datën.

Nga informacionet e publikuara më herët, është thënë se telefoni i ri do të ketë një kamera me dy lente secila nga 12 Megapixel, ndërsa kamera për selfie do të jetë 10 Megapixel.

Telefonat e palosshëm mendohet se janë e ardhmja e këtyre pajisjeve por deri tani vetëm Motorola ka hedhur në treg një version, që kushton mbi 2000 dollarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli