Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Barça përfshin Manajn në listën Champions

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 09:01 | Futboll
Barça përfshin Manajn në listën Champions

Barcelona ka modifikuar listën e saj të Champions League pas merkatos së dimrit dhe ka përfshirë në skuadrën e parë edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, Rey Manaj.

Futbollisti kuqezi e sheh veten në listën A së bashku me dy shokët e skuadrës së Barcelona B, Kike Saverio dhe Sergio Akieme.

Rey Manaj do të mbajë veshur fanelën me numër 41.

Manaj, Saverio dhe Akieme zënë vendet e lëna bosh nga largimi i Carles Aleñá, Jean-Clair Todibo dhe Moussa Wague.

A2 CNN Livestream

Dita jonë