Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Japonia vendos në karantinë kroçierën me turistë, pasagjeri me koronavirus

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 12:32 | Bota

Një anije kroçierë me rreth 3700 pasagjerë në bord është vënë nën karantinë në portin e Yokohamës në Japoni.

Pas zbarkimit të një pasagjeri në Hong Kong, i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, të paktën 8 të tjerë kanë shfaqur simptoma të infeksionit. 

Pamjet brenda anijes

Imazhe dhe video të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë punonjësit e shëndetësisë, me maska e veshje plastike, teksa ecin në korridoret e boshatisura të anijes me turistë.

https://a2news.com/2020/02/04/koronavirusi-kina-pranon-mangesi-ne-reagimin-ndaj-epidemise/

Pasagjerëve iu kërkua të qëndrojnë në dhomat e tyre, ku do t’i nënshtrohen një pyetësori dhe kontrollit të temperaturës. 20 raste me koronavirus janë konfirmuar në Japoni, 17 prej të cilëve kanë qenë në Vuhan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë