Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kurti merr detyrën e kryeministrit, Haradinaj nuk merr pjesë në ceremoninë solemne

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 14:52 | Kosova
Kurti merr detyrën e kryeministrit, Haradinaj nuk merr pjesë në

Albin Kurti është tashmë zyrtarisht kryeministër i Kosovës pasi mori detyrën me një ceremoni solemne në godinën e qeverisë në Prishtinë.

Por, për t’i dorëzuar postin nuk ishte i pranishëm ish-kryeministri Ramush Haradinaj, detyrën e të cilit e përfundoi Behgjet Pacolli, ish-zëvendëskryeministër i parë.

Kurti i bëri hapat e para drejtë qeverisë duke shkelur në tapetin e kuq dhe nën interpretimin e himnit shtetëror të Kosovës.

Kryeministri i ri u përshëndet dhe nga garda ceremoniale e Ushtrisë së Kosovës që ishin rreshtuar për nder të tij.

Pas ceremonisë u zhvillua dhe një takim mes Kurtit dhe ish-zëvendëskryesministrit Pacolli në ambientet e kabinetit të kryeministrit. Aty u bë dorëzimi dhe pranimi zyrtar i detyrës nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti nuk humbi kohë dhe menjëherë mbajti mbledhjen e parë të kabinetit të ri dhe lëshoi një porosi për ministrat e tij: “100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi, por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”.

Ndër të tjera theksoi se kjo qeveri duhet të jetë gjithmonë në shërbim dhe pasqyrë e popullit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë