Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vjosa Osmani kryeparlamentare, për herë të parë posti mbahet nga një grua

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 10:47 | Kosova
Vjosa Osmani kryeparlamentare, për herë të parë posti mbahet

Për herë të parë parlamenti i Kosovës, do të drejtohet nga një grua. Deputetët mbështetën me 65 vota pro, Vjosa Osmanin, e propozuar nga lidhja demokratike e Kosovës. 

Në fjalimin e mbajtur pas zgjedhjes kryetare, Osmani bëri thirrje për një legjislaturë, që do të jetë shembull i politikbërjes.

“Në kohët që po na presin, synimi im është që mos të jemi vetëm një Kuvend që vulos, por edhe një Kuvendë të mbikëqyrë, mirë dhe rreptë, qeverinë e republikës së Kosovës. Të jemi shembulli më i mirë i politikbërjes”, deklaroi Osmani në Kuvend.

Vjosa Osmani zëvendëson në këtë post kryetarin e deritashëm Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje i cili më herët u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Albin Kurtit.

https://a2news.com/2020/02/03/vjosa-osmani-zgjidhet-kryetare-e-kuvendit-pdk-koalicioni-varet-nga-lista-serbe/

Posti i kryetarit të Parlamentit ishte edhe “çelësi” për arritjen e marrëveshjes mes lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Emërimi I një gruaje në krye të parlamentit, u përshëndet nga përfaqësues të institucioneve dhe organizata ndërkombëtare në Kosovë. Seanca u bojkotua nga partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani