YouTube publikon bilancet, 15 miliardë dollarë të ardhura në vit vetëm nga reklamat

how to earn money from youtube 600x338
how to earn money from youtube

YouTube ka arkëtuar 15 miliardë dollarë nga reklamat vitin e kaluar. Shifra marramendëse zbulohet për herë të parë nga Google, që ka në pronësi rrjetin social të videove.

Sipas të dhënave të publikuara nga Alphabet, kompania mëmë e Google, të ardhurat e YouTube janë rritur vazhdimisht nga viti në vit. Kështu, në vitin 2017 janë arkëtuar 8,1 miliardë dollarë, në vitin 2018 ka mbledhur 11,2 miliardë dollarë për të arritur vitin e kaluar në shifrën e jashtëzakonshme.

Kjo shifër nuk përfshin tarifat për të marrë shërbimin YouTube TV dhe të ardhura të tjera, të cilat, sipas CEO-s Sundar Pichai, janë rreth 3 miliardë dollarë në vitin 2019. Google gjithashtu zbuloi se ka arkëtuar 8,9 miliardë dollarë nga shërbimi “cloud” vitin e kaluar, që lejon ruajtjen e materialeve si foto dhe video online.

Megjithatë, të ardhurat e përgjithshme të Google ishin pak më dobët se sa pritshmëritë, plani ishte 46,94 miliardë dollarë, ndërsa shifra faktike ishte 46,08 miliardë dollarë.