Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Anti-KÇK pa drejtësinë, ILD kompetenca shtesë, pezullon gjyqtarë e prokurorë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 16:52 | Politikë
Anti-KÇK pa drejtësinë, ILD kompetenca shtesë, pezullon

Përballë kërcënimit të Edi Ramës për përjashtim nga grupi, nëse nuk votonin paketën anti-KÇK, socialistët nuk e kanë me dëshirë të flasin në mikrofon.

Por ka edhe nga ata qe nuk heqin dorë nga funksioni i kontrollit ndaj ekzekutivit.

“Do ta ushtroj përgjegjësinë time me shumë vëmendje. Do ta shikoj me lupë çdo nen të këtij projektligji dhe ju them që jam një mbështetës shumë i fortë i kësaj gjëje”, u shpreh Musa Ulqini.

Më herët Kryeministri e kishte prezantuar nismën antiKÇK si pjesë të luftës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por këto dy grupime nuk përmenden në Aktin Normativ të qeverisë.

Socialistët e kanë zgjidhur duke propozuar më shumë kompetenca për Inspektorin e Lartë të Drëjtësisë, përmes një nisme të depozituar tashmë në Kuvend, që mundëson pezullimin e magjistratit.

“Janë parashikuar disa mekanizma ligjore të zbatueshme nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas nga këshillat përkatës nga ai i Gjyqësorit dhe Prokurorisë për rastet e flagrancës, për rastet ku kemi situata ku diskretitohet rëndë figura e magjistratit dhe që parashikohet dhe masa e pezullimit nga detyra deri në përfundim të procedimit disiplinor që mund të hapet ndaj një gjyqtari”, deklaroi deputetja Klotilda Ferhati.

Në këtë mes, opozita parlamentare duket se ka nevojë për më shumë kohë që të qartësojë qëndrimet.

“Nuk mund të votoj që shefi i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm të shkojnë dhe të jenë nën varësinë e Sandër Lleshajt. Si mundet?”, shpjegoi Myslym Murrizi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë