Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Finlanda iu jep burrave leje lindje njësoj si gratë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 18:30 | Lifestyle
Finlanda iu jep burrave leje lindje njësoj si gratë

Qeveria e re në Finlandë prezantoi planin e saj për t’iu dhënë prindërve të njëjtën leje nga puna, në një përpjekje për t’iu mundësuar baballarëve të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Sipas planit të ri të dy prindërit mund të marrin së bashku 14 muaj leje, ose e përkthyer ndryshe 164 ditë për prind. Fqinjët suedezë kanë sistemin më të mirë në Evropë për lejen e lindjes e cila parashikon 240 ditë për çdo prind pas lindjes së bebit.

Autoritetet finlandeze bëjnë me dije se më këtë nismë të re kanë si synim rritjen e mirëqenies dhe barazinë gjinore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, Aino-Kaisa Pekonen tha para reporterëve se më këtë reformë qeveria ka si qëllim të forcojë lidhjen e prindërve që në fazat e para.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli