Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Merrte mijëra euro nga emigrantët sirianë, arrestohet në Gramsh 44-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 11:20 | Kronikë
Merrte mijëra euro nga emigrantët sirianë, arrestohet në

Po transportonte 9 emigrantë sirianë, kundrejt mijëra euro shpërblim. Për këtë arsye u arrestua një 44- vjeçar banues në Durrës,  i kapur në flagrancë nga forcat e rendit.

Sirianët kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Greqia, duke hyrë në Korçë, dhe nga aty ishin marrë nga shtetasi F.M. kundrejt një pagese që variante nga 440-1000 euro për person.   

Emigrantët dhe shqiptari u bllokun në unazën e Gramshit, nga forcat e policisë lokale dhe specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë