Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Olimpiada 2020, alarmi në Tokyo, atletët rrezikohen nga koronavirusi

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 17:48 | Sporte të tjera
Olimpiada 2020, alarmi në Tokyo, atletët rrezikohen nga koronavirusi

Kur kanë mbetur më pak se gjashtë muaj nga starti i Lojërave Olimpike, organizatorët e Tokyo 2020 janë përpjekur të marrin të gjitha masat për shëndetin e sportistëve dhe spektatorëve. Por, rreziku më i madh, tashmë paraqitet nga koronavirusi.

Përhapja e shpejtë e virusit në Kinë ka shkaktuar mjaft ndërprerje në përgatitjet e Olimpiadës, ndërsa shqetësimi lidhet edhe me shëndetin e atletëve. Alarmi është dhënë nga administratori i eventit, Toshiro Muto.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përhapjen e sëmundjes infektive, e cila rrezikon të ndikojë edhe te entuziazmi i Lojërave Olimpike. Shpresoj që virusi të eliminohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha administratori Toshiro Muto.

Vetëm në fshatin olimpik do të qëndrojnë 11 mijë persona, mes atletëve, trajnerëve dhe pjesëtareve të stafit të secilit shtet. Edhe pse në javët e fundit janë realizuar teste të ndryshme për fatkeqësi natyrore, nga tërmetet, përmbytjet e deri te masat ndaj zjarreve, rreziku që paraqet nga epidemia e koronavirusit ka rritur shqetësimet.

Organizatorët pohuan se nuk është parashikuar asnjë plan për anulimin e aktivitetit. Olimpiadat moderne janë anuluar vetëm gjashtë Luftës Botërore, ndërsa u përballën me bojkot në vitet 1980 dhe 1984.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani