Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rindërtimi pas tërmetit, mungojnë punëtorët shqiptarë, priten mijëra të huaj

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 19:39 | Aktualitet
Rindërtimi pas tërmetit, mungojnë punëtorët

Shiritat përreth banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ua kanë lënë vendin skelave, por rindërtimi kërkon forcë punëtore, e cila mungon në Shqipëri. Këtë boshllëk pritet ta plotësojnë mijëra të huaj nga kontinentet e largëta, të cilët do të kenë lehtësi për t’u pajisur me viza pune në vendin tonë.

Kjo u theksua  në Komisionin e Sigurisë, i cili miratoi në parim projektligjin për të huajt.

Ndërsa relatori saktësoi detajet.

“Bazuar në një listë paraprake të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor dhe fuqisë punëtore në vend, konsiderohet që ka pamjaftueshmëri të fuqisë punëtore”, deklaroi deputeti Sadi Vorpsi.

Përfaqësuesja e qeverisë shpjegoi se zakonisht çdo vit aplikojnë 3 mijë të huaj që kërkojnë të punësohen në Shqipëri.

“Janë mbi 3000 mijë të huaj që aplikojnë çdo vit për vizë. Afati i dhënies së lejes së punës, i cili nga 30 ditë është bërë në 10 ditë, sigurisht që nëse ka kërkesa nga punëkërkues shqiptarë, patjetër që ata do të jenë të parët, në radhën preferenciale”, u shpreh zv.ministrja Voda.

Anëtarët e komisionit kërkuan sqarime nga zv/ministrja në lidhje me sigurinë që autoritetet shqiptare ofrojnë për të identifikuar elementët e rrezikshëm që mund të vijnë nga vendet e huaja, ku morën përgjigje se Shqipëria i ka strukturat përkatëse që e garantojnë këtë siguri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë