Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Komuniteti ndërkombëtar të mbështesë Ballkanin – A2

Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Komuniteti ndërkombëtar të mbështesë Ballkanin

antonio guterres 0 1100x620

Komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbështesë Ballkanin. Thirrja erdhi nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Gjatë një konference në pallatin e qelqtë në Nju Jork, Guterres tha se OKB do të bashkëpunojë me vendet e rajonit dhe do t’i mbështesë për të luftuar ndarjet që ekzistojnë dhe për të çuar përpara procesin e integrimit europian.

Ai përshëndeti punën e përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrel, i cili e ka shpallur Ballkanin prioritet të punës së tij.