Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Senati voton kundër shkarkimit të Trump

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 22:24 | Bota
Senati voton kundër shkarkimit të Trump

Senati amerikan votoi kundër shkarkimit të presidentit Donald Trump për akuzat e abuzimit me pushtetit dhe atë të pengimit të punës së Kongresit.

52 senatorë votuan kundër shkarkimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe 48 të tjerë e shpallën atë “fajtor” për akuzën e abuzimit me pushtetin. Ndërsa për akuzën tjetër, atë të pengimit të punës së Kongresit, votat u ndanë 53 me 47 në favor të Presidentit Trump.

https://a2news.com/2020/01/01/impeachment-trump-nje-president-nen-akuze/

Për shkarkimin e Kreut të Shtëpisë së Bardhë duheshin 2/3 e votave të senatorëve ose e kthyer në vota 67  dhe ishte parashikuar që Trump do të shpëtonte pasi Senati kryesohet nga republikanët.

Senatorët u pyetën njëri pas tjetrit dhe u përgjigjën me gojë nëse Donald Trump ishte apo jo fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Me këtë votim Senati i dha fund tentativës së Kongresit për ta hequr nga detyra Donald Trump, në një çështje që ndau SHBA-në në dysh.

https://a2news.com/2019/10/03/impeachment-trump-sulmon-ashper-demokratet-biden-dhe-djali-i-tij-jane-super-te-korruptuar/

Në dhjetor të vitit të shkuar, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e akuzuan presidentin se kishte ushtruar presion ndaj Ukrainës, për të hetuar ish zv.presidentin Biden dhe djalin e tij, rival i Trump në garën presidenciale të këtij viti, dhe më pas është përpjekur ta mbulojë këtë lajm duke penguar një hetim nga ana e Kongresit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli