Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vijon bora në Korçë, probleme me qarkullimin në disa akse

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 20:54 | Aktualitet
Vijon bora në Korçë, probleme me qarkullimin në disa akse

Reshjet e borës që kanë vijuar për gjatë gjithë ditës në qarkun e Korçës kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në disa zona.

Aktualisht konstatohet e bllokuar zona e Dardhës, Qafa e Qarrit në Ersekë, Zona e Liqenasit si edhe Vithkuqi dhe zona e Lekasit. Reshjet e borës vijojnë të bien me intensitet të lartë duke e bërë të vështirë qarkullimin pa zinxhirë.

ARRSH bën me dije se kontraktorët janë në terren dhe po hapin dhe kriposin akset më problematike, ndërkohë që i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes dhe të pajisen me zinxhirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë