Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dorëhiqet guvernatori, u zgjodh me votat e së djathtës ekstreme në Gjermani

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 18:57 | Bota
Dorëhiqet guvernatori, u zgjodh me votat e së djathtës ekstreme

Ka zgjatur vetëm 24 orë eksperienca e një guvernatori në Gjermani. Për herë të parë në histori, Thomas Kammerich i Partisë Liberale Demokrate u zgjodh në drejtim të rajonit të Turingjisë me votat e së djathtës ekstreme të Aleancës për Gjermaninë, AFD.  

“Ky është një vendim i pashmangshëm”, tha ai pas dorëheqjes ndërsa akuzoi AFD-në se me këtë veprim tentoi të dëmtonte demokracinë.

Përveç Partisë Ekstremiste, Kammerich u mbështet me votë edhe nga Unioni Kristiandemokrat. Për këtë arsye, kancelarja Angela Merkel ishte mes zërave të fuqishëm që kërkuan menjëherë dorëheqjen e guvernatorit rajonal.

Zgjedhja e Kammerich me votat e AFD u kritikua ashpër dhe nga qytetarët pasi erdhi vetëm pak ditë pas përkujtimit të Holokaustit në kampin e përqendrimit Aushvic. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë