Fituesit e SuperBowl festojnë titullin me tifozët e qytetit – A2

Fituesit e SuperBowl festojnë titullin me tifozët e qytetit

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Kansas Sitit këtë të mërkurë për të festuar titullin e parë të fituar nga Çhiefs pas 50 vitesh. Skuadra zhvilloi paradën me trofeun në një prej zonave ikonë të qytetit.

Disa nga lojtarët zbritën nga autobusi për tu përshëndetur nga pranë me fansat e disa të tjerë kërcyen dhe festuan së bashku me tifozët. Kansas City Chiefs triumfuan me përmbysje në finalen ndaj San Fransiskos për tu rikthyer tek titulli që mungonte prej vitit 1970.