Formula 1, Haas nis paradën e njëvendësheve për sezonin e ri

Skuadra amerikane Haas është e para që prezanton makinën për vitin 2020. Pas shkëputjes nga sponsori Rich Energy që i jepte ngjyrat verdhezi, Haas është kthyer te ngjyrat tradicionale: gri e hapur dhe e kuqe.

Njëvendëshja do të zbresë në pistë për herë të parë në 19 shkurt, në ditën e parë të testimeve zyrtare, që do të zhvillohen në Barcelonë.