Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

I izoluar nga koronavirusi, maratonisti vrapon 50 km brenda shtëpisë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 22:16 | Aktualitet

Një maratonist nga Kina, i cili ka mbetur i bllokuar prej ditësh në apartamentin e tij për shkak të koronavirusit, tregon një mënyrë krejt të veçantë se si stërvitet brenda 4 mureve.

Terapisti dhe amatori i vrapimeve të gjata, Pan Shancu nga Hangzhou në provincën e Zhejiang, po përdor një hapësirë të vogël brenda shtëpisë së tij për të mbajtur trupin në formë.

Një pjesë e rutinës së tij është përsëritja e vrapimeve të shkurtra mes dy tavolinave dhe distanca nga dhoma e ndenjes në ballkon dhe në këtë mënyrë ka arritur të bëjë rreth 50 kilometra.

E ndërsa Kina po përballet me virus vdekjeprurës që ka prekur mijëra dhe është shpërndarë në shumë vende të tjera të botës, mijëra qytetarë qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me njerëzit e tjerë.

Sipas Pan, i cili kohën me të mirë të maratonës e ka 2 orë e 59 minuta, ai së fundmi ka bërë 6250 xhiro në një nga dhomat e shtëpisë.

“Nuk kam dalë jashtë prej ditësh, por sot e vendosa që nuk mund të qëndroj më kështu. Dhe nisa të vrapoja mes dy tavolinave të masazhit. Distanca mes tyre është 8 metra dhe unë kam kryer deri tani 50 kilometra. E bëra për 4 orë e 48 minuta. Ndihem shumë mirë”, shkruan Pan në rrjetet sociale.

Pas këtij postimi, maratonisti mori shumë përgjigje nga ndjekësit, ku një prej tyre i shkruante se nuk duhej të ndihej keq pasi nuk ishte i vetmi që po vepronte kështu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë