MotoGP, prezantohet Yamaha 2020, Rossi në sezonin e fundit

Skuadra Yamaha prezantoi motorin e ri, për Botërorin 2020 në MotoGP. Ky do të jetë edhe sezoni i fundit i Valentino Rossit si pilot zyrtar i prodhuesit japonez, duke qenë se nga viti 2021 skuadra do t’i besohet pilotëve Quartararo edhe Maverick Vinales. Ky i fundit do të jetë përkrah “Doktorit” edhe në këtë edicion.

Motori i ri i Yamaha-s u prezantua në cirkuitin e Sepangut, aty ku do të zhvillohen edhe testet e para zyrtare të MotoGP, për të gjithë pilotët. Gjatë prezantimit, mes stafit teknik të ekipit qëndronte edhe ish-kampioni Jorge Lorenzo, i cili do të jetë në rolin e pilotit kolaudator.