Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reforma në Drejtësi, debat brenda mazhorancës për kompetencat e ILD

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 16:34 | Politikë
Reforma në Drejtësi, debat brenda mazhorancës për

3 vjet e gjysmë nga votimi historik që bashkoi 140 deputetët për Reformën në Drejtësi, gjërat duket se nuk shkojnë dhe aq mirë. Opozita kërkoi për një kohë të gjatë ndryshimin e ligjeve që u kaluan pa konsensusin e saj. Sot është mazhoranca që pranon problemet.

Ngërçet e hasura në zbatim, sipas ministres së drejtësisë zgjidhen me një bllok ndërhyrjesh ligjore. “Qartësimi i veprimeve dhe i masës që propozon inspektori i lartë i drejtësisë, garantojnë jo vetëm rikthimin e besimit te organet e drejtësisë, por garantojnë edhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Pasi do të jetë inspektori që do të vlerësojë nëse veprimet diskreditojnë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit deri sa të merret një vendim përfundimtar”, tha Etilda Gjonaj.

Por njeriu që udhëhoqi reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, nuk e sheh problemin te kuadri ligjor, por te zbatuesit e tij. Kundër arnimit është edhe Bashkim Fino.

Gjithsesi në të njëjtën mbledhje u ndryshuan 2 prej ligjeve kryesore të kësaj reforme, statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Gjykata Kushtetuese. Socialistët i dhanë më shumë kompetenca inspektorit të lartë të drejtësisë në penalizimin e anëtarëve në sistem që ende nuk kanë kaluar vetting-un, në funksion të nismës anti-KÇK.

Në të njëjtën kohë, mazhoranca kufizoi kompetencën e Presidentit në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Bëri një hap mbrapa, duke mos njohur betimin te noteri të Arta Voprsit, por praktika që ajo ndoqi kur Presidenti refuzoi ta priste në betim, kthehet në standard ligjor në të ardhmen. Pas kësaj, edhe betimi me shkrim do të ketë të njëjtën vlerë si ai që përcakton Kushtetuta para kreut te shtetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani